Forca të shumta policie kanë udhëtuar drejt Krujës, qytet ku ndodhen edhe banesat e Oltion Veselit e Elton Piklit, dy prej të dyshuarve si pjesë e grabitësve të ndodhur në aeroportin e Rinasit më 9 Prill.
Mësohet se shënjestër e policisë, përveç banesave është edhe një dyqan ku Pikli punonte si kasap.
Ky operacion vjen si përpjekje e autoriteteve për të zbuluar prova të reja implikuese si dhe sasinë e parave të grabitura në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Për ngarjen në Rinas, një ditë më parë u arrestua në Bullgari 32-vjeçari Pikli, nga Kruja.
Ndërkohë, më herët, janë arrestuar edhe shtetasit Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela, ndërsa në kërkim është shpallur një vajzë, që dyshohet se i ka vënë zjarrin furgonit me të cilin u larguan grabitësit, në mënyrë që të shpërqëndronte policinë.