Bota Rinegocimi i Brexit; Theresa May do të vazhdojë bisedimet me BE pas...

Rinegocimi i Brexit; Theresa May do të vazhdojë bisedimet me BE pas votës

Theresa May pritet të vazhdojë bisedimet me liderët e BE në ditët e ardhshme pasi deputetët mbështetën një propozim për rinegocimin e marrëveshjes së saj të Brexitit.

Deputetët votuan me 317 vota pro dhe 301 kundër për të zëvendësuar të ashtuquajturin Backstop, politikën e sigurimit që ka si qëllim të evitojë një kufi të ashpër në Irlandë, në rast të daljes nga blloku pa marrëveshje.

Por, BE ka thënë se nuk do të ndryshojë tekstin për të cilin ka rënë dakord më herët me kryeministren britanike. Sidoqoftë, May do të bisedojë edhe me liderin e laburistëve, Jeremy Corbin, pasi deputetët mbështetën një amendament që refuzonte daljen nga BE pa marrëveshje.

Kryeministrja tha se pas marrjes në konsideratë të votave dhe bisedimeve me BE, marrëveshja e saj e rishikuar do të kthehej në dhomën e komuneve sa më shpejt që të ishte e mundur për një votim tjetër. Sidoqoftë, disa liderë të BE kanë thënë se nuk do të ketë rishikim të marrëveshjes.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se “Backstopi është pjesë e marrëveshjes së tërheqjes dhe kjo marrëveshje nuk është e hapur për rinegocime.