Cristiano Ronaldo është protagonisti kryesor i numrit të radhës të “France Football”. Revista e njohur sportive, që organizon edhe çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, shpërndahet çdo të hënë në të gjitha kioskat franceze te gazetave. Ajo ka zhvilluar një bisedë me yllin portugez, në të cilën ka dhënë mesazhe interesante, kur kanë mbetur disa javëve nga dita kur të zbulohet fituesi i një prej trofeve më të lakmuar në futboll.
“Duhet të jesh i zgjuar për ta zgjatur karrierën dhe ruajtur nivelin si futbollist”, – deklaroi sulmuesi i Juventusit, gjë që është evidentuar në kopertinën e revistës franceze.
Nga ana tjetër, CR7 shpjegon në intervistë disa nga çelësat e suksesit të karrierës së tij. Po ashtu, portugezi shprehet se qëllimi i tij është të mbetet i ri, ndërsa plaket…
Në moshën 34-vjeçare, pakkush guxon të thotë se ai me të vërtetë është në këtë moshë, për shkak të nivelit të tij të lartë fizik dhe sportive, që e demonstron ditë pas dite në stërvitje dhe ndeshje pas ndeshjeje në stadiumet e Serie A dhe Champions-it.
Në fund, Cristiano Ronaldo nuk ka dashur të zbulojë se çfarë do të bëjë kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, por konfirmoi se do të shkëputet nga gjithçka për një sezon: “Kur ta mbyll karrierën time si futbollist do të shkëputem nga gjithçka për një vit”.
Goli numër 700? “Është një shifër impresionuese, për të cilën jam edhe më shumë krenar, duke parë lojtarët paktë që e kanë arritur. Goli i preferuar? Nëse më duhet të zgjedh, atëherë ai kundër Juventusit me rovieshatë në Champions, kur vishja fanellën e Real Madridit. Ishte një gol që kërkoja ta shënoja prej vitesh. Ku u fiksova pas futbollit? Në moshën 19-20-vjeçare, atëherë kuptova se ky sport mbarte brenda sfidë numrash, titujsh, rekordesh dhe objektivash, gjë që më tërhiqte si djalosh i ri.”
Rivaliteti me Mesin? “Duke u përballur me njëri-tjetrin në Spanjë, por jo vetëm, rivaliteti na ka përmirësuar. Te Real Madridi e ndieja atë presion, por ishte një rivalitet i shëndetshëm. Çfarë duhet për të shënuar kaq shumë gola? Fillimisht talenti. Pa atë nuk bën shumë. Por, edhe talenti pa punën e madhe është i kotë. Asgjë nuk bie nga qielli. Nuk do të kisha arritur asnjëherë këtu ku jam sot pa kulturën time të punës. Objektivi i ardhshëm? Të qëndroj i ri derisa të plakem, gjithnjë konkurrues. A mund të më thoni një tjetër lojtar në moshën time, që luan si unë dhe aktivizohet në një skuadër si Juventusi?”