Aktualitet Rozeta Dobi bashkëpunëtore me Alda Klosin? Avokati: Deklarim i pavërtetë. 120 mijë...

Rozeta Dobi bashkëpunëtore me Alda Klosin? Avokati: Deklarim i pavërtetë. 120 mijë eurot i përkisnin xhaxhait të Klosit

Alda Klosi u la këtë të martë në arrest me burg nga gjykata e Tiranës. Në një reagim për gazetarët, avokati i ish-zyrtares hodhi poshtë që klientja e tij të ketë bashkëpunuar me Rozeta Dobin.

“Natyrisht është një gënjeshtër është një deklarim absolutisht i pa vërtetë. Nëse do të ishte kështu atëherë si është e mundur që pasaporta që sipas saj i është dhënë për t’u mbajtur në ruajtur bashkë me paratë, është hapur dhe është hedhur në një kosh plehrash. Nëse do të ishte e vërtetë që mes Klosit dhe të arrestuarës, si është e mundur që janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhura në banesa të tjera. Të gjitha këto deklarime, pohojnë që kemi të bëjmë me një shtetase që ka një qëllim, të bëjë një deklarim të tillë. Të lehtësojë pozitën e saj sepse është zënë me presh në dorë, dhe të përpiqet të lehtësojë pozitën e djalit të saj”.

Sa i përket 120 mijë eurove të vjedhura nga Dobi në shtëpinë e Klosit, avokati i qëndroi versionit se ato para i përkisnin xhaxhait të Klosit.

“Nga vëllai i saj dhe Alda është paraqitur një kontratë huadhënie, një deklaratë në bazë të të cilës tregohet që janë dhënë një shumë prej 120 mijë Eurosh për kurimin e xhaxhit të saj në Amerikë. Nuk duhej t’i deklaronte sepse një detyrim të tillë ka detyrim ta bëjë deri në Mars të vitit pasardhës. (Për deklaratën e parë të dhënë nga Klosi para oficerit të policisë gjyqësore) Natyrisht është një deklaratë e përciptë. Është pyetur se çfarë të ka humbur. Nuk është pyetur burimi i parave, ku dhe si i ka i siguruar e sa kohë nuk është pyetur nuk ka pasur sesi të japë shpjegime. I ka dhënë vëllai i saj kur është pyetur (shpjegimet). Lekët janë për xhaxhin, sepse xhaxhai kishte nevojë për t’u kuruar në Amerikë”.

Avokati po ashtu hodhi poshtë pretendimet e Dobit se të gjitha paratë e gjetura në banesën e saj, rreth 500 mijë euro, të jenë të Klosit.

“Mos u çudisni që nëse ajo nuk merr atë që pretendon nga ky hetim, të dalë me një deklaratë tjetër”.