Extra Rrëqebulli i Ballkanit filmohet në Parkun Natyror Korab-Koritnik (VIDEO)

Rrëqebulli i Ballkanit filmohet në Parkun Natyror Korab-Koritnik (VIDEO)

Foto ilustruese e rrëqebullit të Ballkanit

Të shohësh rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në natyrë konsiderohet shumë e rrallë. Kushdo që arrin ta shikojë dhe aq më tepër ta fotografojë apo filmojë, është me fat, pasi surpriza të tilla nuk ndodhin çdo ditë.

Naim Palushi, mësues nga fshati Zapod, mundi të filmojë këtë gjitar kaq të rrallë dhe të fshehtë si rrëqebulli i Ballkanit, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, park i cili shënon 10 vite që nga shpallja e tij. Indikacione mbi praninë e këtij nënlloji të rrezikuar në mënyrë kritike në nivel global, janë provuar që nga viti 2006 gjatë studimit të kryer nëpërmjet pyetësorëve të realizuar nga PPNEA në fillimet e Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri. Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit është vërtetuar prania e një individi të rrëqebullit të pajisur me një qafore GPS në këtë park, i cili është kapur në Parkun e Mavrovës nga kolegët tanë të MES, në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Shoqata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”, qw shton: “Falenderojmë Naim Palushi për mundësinë e realizimit të kësaj videoje te mrekullueshme dhe bashkëpunëtorin tonë lokal, Arben Palushi për sinjalizimin e këtij rasti tek stafi i PPNEA-s si një dhuratë shumë e veçantë për festat e fundvitit!”