Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 20 shkurtin, rrëzimin e bustit të diktatorit në vitin 1991.
Basha shprehet se “20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit”.
”Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit”, shtoi ai.
Po ashtu, Basha theksoi se” 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa”.