Aktualitet Rrihte gruan dhe fëmijët, SHÇBA arreston punonjësin e policisë në Tiranë

Rrihte gruan dhe fëmijët, SHÇBA arreston punonjësin e policisë në Tiranë

Një punonjës policie i Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), pasi dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët.

SHÇBA bën me dije se i arrestuari është inspektori A.T. 54 vjeç.

Arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh.

Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”.