Kryesore Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid

Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid

Numri i rasteve të reja ka pësuar një rritje të ndjeshme këtë të mërkurë. 99 raste të reja janë zbuluar gjatë 24 orëve të fundit. Numri i më i lartë i të infektuarve është zbuluar në Tiranë.

“Janë kryer 3,599 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavajë, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër”, thuhet në një njoftim.

Aktualisht të infektuar aktivë me Covid në të gjithë vendin janë 539 pacientë. Në Spitalin Infektiv vijojnë të shtruar 23 pacientë.

Fatmirësisht edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga koronavirusit. Ndërkohë janë shëruar 23 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.