Kryesore Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Tetë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar edhe 326 raste të reja me virusin.

Viktimat ishin një qytetare nga Tepelena, një qytetar nga Kuçova, dy qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Berati, një qytetar nga Fieri dhe një nga Kruja.

Të infektuarit me COVID kanë dalë nga 2601 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 206 qytetarë të shëruar. Deri më tani, në vendin janë regjistruar 195,629 raste shërimi nga COVID që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në Shqipëri janë 5640 persona të infektuar me COVID-19. 133 pacientë po marrin trajtim në spital, 13 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Statistika për datën 15 dhjetor 2021

Raste të reja ditore      326

Të shëruar në 24 orë    206

Të shtruar në spitale     133

Humbje jete në 24 orë     8

Testime ditore      2601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2671

Fier    655

Gjirokastër    538

Shkodër   373

Durrës     342

Elbasan    270

Berat    259

Vlorë   199

Lezhë    121

Korçë   106

Kukës    54

Dibër    52