Aktualitet “Rruga e gabuar”, SPAK publikon emrat, falsifikonin dokumente dhe viza

“Rruga e gabuar”, SPAK publikon emrat, falsifikonin dokumente dhe viza

SPAK ka mbyllur hetimet për arrestimet e operacionit “Rruga e gabuar”, që përfshin 17 anëtarë të grupit kriminal qe trafikonin qytetarë drejt SHBA-së, Kanadasë e Anglisë me viza false.

SPAK publikoi emrat e 17 personave në dosje, të cilët janë Dritan Gramozi, Aleksia Kamaj, Vejsel Gjolleshi, Arjan Shehu, Dashamir Seferi, Kostaq Gjoka, Dashnor Tafani, Astrit Ziguri, Rezart Hoxha, Leonard Markaj, Glej Shehu, Afrim Emini, Ermal Mema, Ilia Margo, Çajup Tefa, Marlen Shoshaj, Gjergji Mezuraj.

Personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar.