Dorin Cioba, i cili është një shtetas rumun, i ka shkruar Trump duke i thënë se romët mund ta bëjnë punën me një kosto të ulët sepse vuajnë nga papunësia e lartë, raportoi të martën media rumune.
‘Mbreti’ i romëve gjithashtu i premtoi Trump se njerëzit e tij kanë mjaftueshëm aftësi për të marrë pjesë në punën e ndërtimit të murit – planet e ndërtimit të të cilit kanë shkaktuar përkeqësim të madh të marrëdhënieve SHBA-Meksikë – pasi janë të mirë me punën me metal.
“Kombi rom, të cilin e përfaqësoj unë, ju uron të keni fuqi për punën që do të bëni dhe Zoti ju bekoftë vendimet që ju do të merrni për paqen dhe begatinë ndërkombëtare”, thuhej në letrën drejtuar Trump, raportoi agjencia rumune e lajmeve Agerpres.
Cioba tha gjithashtu se ai ishte i angazhuar të mbështeste të gjitha projektet e Trump në të ardhmen.
I pyetur për një koment për këtë ofertë, ambasadori amerikan në Rumani tha të martën se ai nuk kishte dijeni për letrën.
Por ai i tha Agerpres se bazuar në deklaratat e mëparshme të presidentit Trump, ai me shumë mundësi do të preferonte që shtetasit amerikanë ta ndërtonin murin që do të ndajë dy shtetet amerikane.
Dorian Cioaba jeton në Sibiu, Rumani. Ai është djali i Florian Cioba, një anëtari të respektuar të komunitetit rom në Rumani i cili e shpalli veten ‘Mbret të ciganëve kudo në botë” në 1997.
Ai vdiq në 2013 dhe u pasua nga djali i tij Dorian.
Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 25 janar për të filluar procesin e ndërtimit të një muri përgjatë kufirit 3100 kilometra mes SHBA dhe Meksikës dhe këmbënguli se shteti Meksikan do ta paguante.
Mes zemërimit në atdhe, presidenti meksikan Enrique Pena Nieto anulloi një takim me Trump të planifikuar për të martën, për shkak të ngjarjeve të fundit.