Politika Sa ka ndryshuar Fatos Nano

Sa ka ndryshuar Fatos Nano

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, aktualisht deputet, ka postuar një foto me ish-kryeministrin Fatos Nanon.

Ajo që vihet re në foton e publikuar është ndryshimi drastik në pamjen e  ish-kryeministrit, i cili shfaqet më i mbushur se zakonisht, si dhe me mjekër e flokë të thinjur.

“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur. E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike  dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik”, shkruan Koka nëpërshkrimin e fotos.

Lefter Koka ka qenë për shumë vite deputet i LSI-së, por pas bojkotit të Kuvendit nga partia e Monika Kryemadhit, rrugët e tyre u ndanë.

Qëndrimet e Kokës që prej largimit nga LSI kanë qenë të njëjta me PS-në dhe mendohet se ai do kandidojë pikërisht për socialistët në zgjedhjet e ardhshme.