Ekonomi Sa vlen tregtia e gurëve të çmuar në Shqipëri? Këtë vit “zbehje”...

Sa vlen tregtia e gurëve të çmuar në Shqipëri? Këtë vit “zbehje” e fortë e importeve

Shqipëria ka një tregti relativisht dinamike të gurëve e metaleve të çmuara. Vlera totale e kësaj tregtie varion në më shumë se 5 miliardë lekë.

Por sa po importon dhe sa po eksporton Shqipëria metale dhe gurë të çmuar?

Nëse analizojmë në mënyrë të detajuar këtë grupmallrash, rezulton se Shqipëria ka eksportuar këtë vit 458 milionë lekë grupmallra “perla, gurë dhe metale të çmuara”.

Krahasuar me periudhën janar-prill të një viti më parë, rezulton se këtë vit ka një rënie si në vlerë, ashtu edhe në peshë të këtij grupmallrash. Referuar të dhënave të Instat, të përpunuara nga SCAN, në janar-prill 2021 Shqipëria eksportoi 445 milionë lekë nga ky grupmallrash. Pra, këtë vit kemi një rënie me 13 milionë lekë më pak.

Gjatë vitit të kaluar, vlera totale e eksportuar arriti në 1 miliardë e 664 milionë lekë.

Tendenca e importeve

Ndërsa duket se eksportet janë të stabilizuara këtë vit dhe nuk kanë ndonjë luhatje të madhe, krahasuar me vitin e kaluar, me importet ndryshon situate.

Nëse analizojmë importet, rezulton se këtë vit, Shqipëria ka importuar 785 milionë lekë për periudhën janar-prill 2022. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e importeve të metaleve dhe gurëve të çmuar ishte 1 miliardë e 190 milionë lekë, që do të thotë se këtë vit Shqipëria ka importuar 405 milionë lekë më pak.

Në këtë rënie, nuk ndikon vetëm luhatja e çmimeve të këtyre produkteve por edhe ulja e volumit tregtar të shkëmbimeve.

E sa i përket, viti të kaluar, periudhës janar-dhjetor 2021, vlera e importeve arriti më 3 miliardë e 597 milionë lekë./ SCAN