Bota Sakashvili: Putin ka vendosur të rindërtojë Bashkimin Sovjetik brenda vitit 2024

Sakashvili: Putin ka vendosur të rindërtojë Bashkimin Sovjetik brenda vitit 2024

Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakaili beson se Rusia synon të ribashkojë ish-shtetet sovjetike në një BRSS të re.

“Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të rindërtojë BRSS deri në vitin 2024”, tha Sakashvili.

Ai shtoi se Putini planifikon të aneksojë Gjeorgjinë, Armeninë, Moldavinë, Bjellorusinë dhe pjesën kryesore të Ukrainës, përveç asaj perëndimore.

Por zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov tha se “Rusia nuk ka plane të tilla.”

Zëdhënësi i Kremlinit mohoi një deklaratë tjetër të ish-presidentit gjeorgjian, i cili tha më herët se Moska dhe Tbilisi po negociojnë që Gjeorgjia nuk duhet të hyjë në NATO dhe BE në të ardhmen, por të ruajë statusin neutral.