Aktualitet Sekuestrohen 4 automjete luksoze të vjedhura në vendet e BE-së

Sekuestrohen 4 automjete luksoze të vjedhura në vendet e BE-së

Katër automjete luksoze që dyshohet se janë vjedhur në vendet e Bashkimit Europian, janë sekuestruar në vendin tonë nga Policia e Tiranës.

Në kuadër të aksionit të koduar “Lux 2022”, tre persona u proceduan penalisht në gjendje të lirë nën akuzën për trafikim të mjeteve motorike. Ata janë B.S., E.N. dhe E.K., të tre banues në Tiranë.

Ndërsa një i katërt, Z.D. nga Maqedonia e Veriut, është shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto automjete u janë nënshtruar ndërhyrjeve dhe modifikimeve në numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas janë tregtuar te persona të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta persona.