Aktualitet Sekuestrohen 540 mijë paketa cigare kontrabandë në Hanin e Hotit

Sekuestrohen 540 mijë paketa cigare kontrabandë në Hanin e Hotit

Strukturat e Administratës Doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, sekuestruan një sasi prej 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë në doganën e Hanit të Hotit, në Shkodër.

Nga kontrolli i një trajleri që vinte nga Mali i Zi, rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e papajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Sipas përllogaritjeve, nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86,6 milionë lekë, ndërsa penaliteti 260 milionë lekë.

Nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim administratori i shoqërisë “Plus International”, shtetasi me inicialet S.S, si dhe babai i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë.