Aktualitet Sfumohen arrestimet e bujshme për tërmetin, lirohen Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku

Sfumohen arrestimet e bujshme për tërmetin, lirohen Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku

Gjykata e Apelit në Tiranë e shpalli si të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 16 të ndaluarit për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke vendosur vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit për personat nën hetim, Gjykata e Apelit vendosi të lirojë 16 persona nga 30 që janë ndaluar gjithsej për dëmet nga tërmeti:

Përkatësisht Gjykata e Apelit caktoi masën “detyrim paraqitje” për:

Faik Fejzo, Besnik Fucia, Fatbardh Plaku, Naim Shehi, Hodo Gjoni, Gezim Shkalla, Fejzi Dyrmishi, Vjollca Hoxholli, Mehmet Felahi, Agim Eski, Pellumb Korfuzi, Qirjako Gjergo, Gerti Calliku, Ali Dyrmishi, Luan Beta, Merita Kushe.

Gjykata e Apelit la në fuqi detyrim paraqitje për Jan Ikonomin dhe Ermir Cina.

Sipas Gjykatës penale të Tiranës, gjyqtarja Vjollca Spahiu vlerësoi në 18 Janar se dëmtimet e godinave për shkak të tërmetit të rënë kanë ardhur si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar normat dhe standartet nga projektuesit, zbatuesit, mbikqyrësit.

Kujtojmë se Prokuroria ka lëshuar 41 urdhër-ndalime për abuzimet e kryera me ndërtimet në Tiranë që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërsa 6 persona janë shpallur në kërkim, pasi rezultojnë se janë larguar nga vendi.