Extra Shakira flet për herë të parë për ndarjen nga Pique: Është shumë...

Shakira flet për herë të parë për ndarjen nga Pique: Është shumë e vështirë…

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka folur për herë të parë për ndarjen me bashkëshortin e saj futbollistin Gerard Piqeu pas 12 vitesh, të cilët janë prindër të dy fëmijëve.

Këngëtarja 45-vjeçare nuk pranoi të flasë për lidhjen e re të dashurisë së Pique me një vajza më të re.

Shakira shpjegoi se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas ndarjes me Piqeu.

“Është vërtetë e vështirë të flasësh për jetën personale pasi është hera e parë që flas në një intervistë për këtë situatë. Kam qëndruar e heshtur. Është e vështirë të flasësh, veçanërisht sepse jam ende duke e përjetuar, dhe sepse ndarja jonë nuk është një ndarje e rregullt. Ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Shumë e vështirë”, është shprehur këngëtarja për revistën “Elle”.

Në intervistën e saj, Shakira ka thënë se është munduar që të gjithë këtë situatë që kaloi me Pique ta mbajë të fshehtë nga fëmijët e saj.

“Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose lexojnë lajme të pakëndshme në internet dhe kjo i prek ata”, tregoi Shakira.

45-vjeçarja nuk pranoi që të fliste për lidhjen e re të Pique me një vajzë 23-vjeçare, duke thënë se këto janë detaje të tyre private.