Bota SHBA i bën thirrje botës: Zgjidhni një anë për Venezuelën

SHBA i bën thirrje botës: Zgjidhni një anë për Venezuelën

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje botës që të zgjedhin çfarë ane do të mbajnë ndaj Venezuelës dhe i kërkuan vendeve që të ndërprejnë financiarisht qeverinë e Nicolas Maduro. Fuqitë europiane bënë të ditur se do të ndjekin Uashingtonin, duke njohur liderin e opozitës Juan Guaido.

Gjatë një përplasjeje në një takim të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, pala kundërshtuese e drejtuar nga Venezuela dhe Rusia, që kanë investuar bindshëm në industrinë e naftës së vendit, akuzuan Washingtonin për krijimin e një grushti të shtetit dhe hodhën poshtë idenë e zgjedhjeve brenda 8 ditësh, të ngritur nga europianët.

Guaido, që mori detyrën në krye të Asamblesë Kombëtare më 5 Janar, e shpalli veten president të përkohshëm. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe disa vende të Amerikës Latine, e njohën liderin e ri. Maduro, që ka drejtuar vendin e pasur me naftë që prej vitit 2013 dhe që ka mbështetjen e trupave të armatosura, ka refuzuar dorëheqjen.

Por, gjatë fundjavës, Guaido mori mbështetje nga disa zyrtarë të rëndësishëm të ushtrisë. Duke folur në takimin e Kombeve të Bashkuara, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se eksperimenti socialist i Maduro, ka shkaktuar një kolaps të ekonomisë dhe ka degraduar jetesën e popullit të Venezuelës, duke kufizuar nevojat bazike të tyre si ushqimi dhe barnat.

Uashingtoni ja doli me sukses që të përqendrojë vëmendjen botërore te Venezuela, duke e trajtuar si një problem të Këshillit të Sigurisë. Megjithatë, çdo veprim i këshillit për të trajtuar krizën do të bllokohej nga Rusia dhe Kina.

Britania, Gjermania, Franca dhe Spanja, deklaruan se do të njohim Guaido, nëse Maduro dështon të zhvillojë zgjedhje të reja brenda 8 ditëve, gjë që Rusia e quajti absurde.