Kryesore SHBA, OSBE, Britania dhe Italia njohin 30 qershorin

SHBA, OSBE, Britania dhe Italia njohin 30 qershorin

SHBA, OSBE, Britani dhe Italia e njohin si të ligjshme datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Ambasadat e këtyre shteteve në vendin tonë, i janë drejtuar me shkresa zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar akreditimin e stafit të tyre vëzhgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Këto kërkesa të paraqitura nga 4 ambasada të rëndësishme janë miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kërkesat e SHBA, Italisë dhe Britanisë së Madhe mbajnë datat 25 dhe 26 qershor.

Ndërsa OSBE, institucioni që merret me certifikimin e zgjedhjeve, i ka dërguar këtë kërkesë KQZ-së prej datës 19 qershor, për të akredituar vëzhguesit e saj.