Politika “Shembull i paaftësisë”, Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Bashës

“Shembull i paaftësisë”, Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Bashës

Pas Fatbardh Kadillit, edhe ish-presidenti Bujar Nishani kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Nishani thekson me tone të ashpra se Basha po tenton të mbajë peng PD-në.

Mesazhi i Bujar Nishanit:

Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.

Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve!

Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak.

Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal!

Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh!

Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike.

Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu.

Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve.

Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim!

#MakePDGreatAgain 🇦🇱!