Sport Sherr në Korçë, tifozët e Skënderbeut e Partizanit përplasen me grushta

Sherr në Korçë, tifozët e Skënderbeut e Partizanit përplasen me grushta

Kryendeshja e kësaj jave e Kategorisë Superiore u parapri nga një ngjarje e pakendshmë mes tifozerive.

Tifozët e Skënderbeut dhe të Partizanit janë përleshur në qytetin e Korçës.

Shkak për zënkën mes tyre besohet se është bërë ndërhyrja e tifozëve të Partizanit në pjesën e biletarisë të rezervuar për korçarët.

Policia ndërhyu në vendin e ngjarjes dhe pasi shpërndau dy grupet e tifozerisë, shoqëroi tre persona në komisariat, një tifoz të Skënderbeut dhe dy të Partizanit.