Një prej vajzave “sekrete” të Vladimir Putin u shfaq në një dalje të rrallë publike, për të zbuluar një projekt të ri, që synon të shërojë kancerin.
Maria Vorontsova, e cila thuhet se jeton në një super shtëpi në Moskë, nga ku shihet Ambasada Amerikane, u shfaq në një intervistë televizive, për të folur për aventurën e saj në biznes.
33-vjeçarja zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigande shëndetësore Nomeko, aktualisht e përfshirë në projektin më të madh privat të investimit në sistemin shëndetësor rus.
Fokusi kryesor i kësaj firme është gjetja e metodave për të kapur kancerin në një fazë të hershme.
Vajza e madhe e presidentit, u shfaq në një intervistë për kanalin shtetëror Russia 1.
Shumë pak dihet për Marian poliglote, e cila nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht se është vajza e Putin.
Numri një i Rusisë e ka shndërruar në mision që t’i mbajë fëmijët jashtë syrit të publikut.
Putin e ka bërë të qartë se dy vajzat e tij janë të limituara për mediat. Maria lindi në Leningrad, ndërsa Katerina (vajza e dytë) në Gjermani, gjatë kohës që babai i saj ishte pjesë e KGB-së. Të dyja vajzat erdhën nga martesa e tij e parë me Lyudmila Shkrebneva, me të cilën u divorcua në vitin 2013.
Ajo besohet se është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Faassen dhe disa raportime thonë se kanë një fëmijë bashkë. Në Rusi thuhet se ajo jeton në një shtëpi me siguri të lartë, në bulevardin Novinsky.