Politika Shfuqizimi i datës së zgjedhjeve, Kryemadhi: Kam dy javë që nuk e...

Shfuqizimi i datës së zgjedhjeve, Kryemadhi: Kam dy javë që nuk e kam takuar Metën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha se nuk ka ndikuar te bashkëshorti i saj, njëherësh Presidenti i Republikës, për vendimin e tij të beftë për të anuluar datën e zgjedhjeve.

“Që kur kam ikur për operacion, kam dy javë që nuk e kam takuar Ilir Metën”, tha Kryemadhi. Ajo foli edhe për paralajmërimin e zyrtarit Matthew Palmer se ata që pengojnë procesin e zgjedhjeve, do t’u hiqet mundësia për të udhëtuar për në SHBA. “Jam plotësisht dakord me Palmer”, tha Kryemadhi. “Por protestat tona kanë qenë paqësore, dhuna ka qenë e provokuar nga policia”.