Në një kohë që shumica e opinionit publik botëror ndjek me vëmendje atë që ndodh në Itali, në një tjetër shtet të Europës shifrat që vijnë janë tmerruese.
Ketë të shtunë autoritetet bënë të ditur se kane gjetur vdekjen 394 persona në Spanjë. Kemi të bëjmë me një rekord për fat të keq negativ. Në raport me një ditë më parë ka një rritje 30% më shumë të numrit të viktimave. Edhe sa i takon rasteve të reja, Spanja frikëson ndjeshëm pasi kemi të bëjmë me mbi 3200 pacientë të rinj.
Në total kemi mbi 28 mijë e 600 paciente pozitivë, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 1756. Në këtë mënyrë, Spanja bëhet vendi i tretë në botë me humbjet më të mëdha pas Italisë dhe Kinës.