Kryesore Shifra më e ulët e rasteve të reja në Shqipëri që nga...

Shifra më e ulët e rasteve të reja në Shqipëri që nga Korriku

Regjistrohet shifra më e ulët e të infektuarve me Covid që prej Korrikut të vit të kaluar. Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, këtë të hënë nga 1867 testime të kryera Shqipëria ka regjistruar 100 të infektuar. Shumica në tiranë, e ndjekur më pas nga Korça, Kavaja, Gjirokastra dhe Fieri.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë, përkatësisht dy nga Vlora, dhe nga një pacient nga Gramshi, Elbasani dhe Korça, të moshave 55-86 vjeç.

Në dy spitalet Covid dhe tre rajonalë po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit 587 qytetarë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në  afro 103 mijë që nga fillimi i epidemisë.