Sport Shpërthen Iuliano: Hoxha theu rregulloren, Laçi e meritoi

Shpërthen Iuliano: Hoxha theu rregulloren, Laçi e meritoi

Mark Iuliano e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në drejtimin e Partizanit duke u mposhtur në debutim nga Laçi.

Të kuqtë edhe pse ishin ata që rrezikuan më shumë nuk arritën të depërtonin në portën e krubinasve, që u treguan cinik ndaj kundërshtarit.

Më dhanë mirëseardhjen në Shqipëri. Duhet të them se kampionati filloi, u munduam të linim të kuptohej që deshëm të fitonim, por ndeshja e parë është shumë e vështirë. Dominuam në çdo zonë, kemi pësuar dy gola, është e vështirë kur gjuan 20 herë e nuk shënon dhe me kundërsulmin e parë pëson. Është një kampionat ku shumë luajnë kështu, më vjen keq për tifozët dhe klubin”, deklaroi fillimisht Iuliano për “Super Sport”.

Ish-mbrojtësi i Juves tha se u surpirzua nga Laçi, teksa shtoi e njeh mirë Superiore.

Pak po. Kampionatin e njoh mirë, e kam studiuar. Nuk do të kisha pranuar ofertën nëse nuk do të kisha studiuar e njohur kampionatin. Kampionati është ai që patë sot. Por nëse prisni që Partizani të luajë kundërsulm, të mos luajë futboll, nuk është e drejtë për emrin e skuadrës, nuk është loja ime, nuk duhet të jetë loja e një skuadre të madhe si Partizanit dhe nuk do të jetë. Tifozët duan fitoren dhe është e drejtë, për atë punojmë, edhe për të dhënë spektakël, jo për asgjë”, shtoi italiani.

Sa i përket mungesë së Hoxhës dhe Bathës, Iuliano shtoi se portieri ka thyer rregulloren e klubit ndërsa mesfushorin nuk e preferoi për shkak të cilësive që kishte kundërshtari.

“Kemi disa rregulla të brendshme dhe nuk janë respektuar nga Albani, klubi mori masat e duhura. Batha është një lojtar të cilin e kam për qejf, por sot por kërkoja diçka ndryshe”.