Bota Shpërthimi në bazën ushtarake, Rusia e pranon: Radioaktiviteti 16 herë mbi normë

Shpërthimi në bazën ushtarake, Rusia e pranon: Radioaktiviteti 16 herë mbi normë

Nivelet e rrezatimeve radioaktive pranë zonës ku ndodhi shpërthimi vdekjeprurës në veriun e largët të Rusisë, ishin 16 herë më të larta sesa norma e lejuar.

Njoftimi vjen nga shërbimi meteorologjik kombëtar rus, që mati nivelet e rrezatimit në qytetin port të Severodvinsk pas shpërthimit. Kjo është hera e parë që Moska pranon rritje të radioaktivitetit në zonë pas shpërthimit që ndodhi në një kompleks ushtarakë në Detin e Bardhë, ditën e enjte.

Janë 5 shkencëtarët që mbetën të vrarë dhe tre të tjerë u plagosën në aksidentin që sipas Moskës ndodhi ndërsa po testohej një pajise e furnizuar me energji bërthamore.  Nivelet e rrezatimit ishin më të larta në 6 prej 8 stacioneve ku u bënë matjet, por ato u rikthyen në normalitet pas dy ore e gjysmë.

“Vlerat e deklaruara nuk përbëjnë rrezik për shëndetin duke ju referuar normave të organizatës botërore të shëndetësisë”, deklaroi Shërbimi Meteorologjik,  por situata mbetet e paqartë.

Organizata Greenpeace pretendon se rrezatimi në qytetin port ishin 20 herë më të larta, ndërsa raportimet për evakuime të mundshme kanë qenë kontradiktore.  Fillimisht disa banorë të zonës u thanë mediave së u ishte kërkuar të largoheshin nga banesat, por zyrtarët rus i përgënjeshtruan pretendimet. Shpërthimi shkaktoi panik mes vendasve, me disa që nxituan në farmaci për të blerë jod për kufizimin e efekteve të rrezatimit.

Mediat ndërkombëtare u pushtuan nga titujt që e krahasonin incidentin me një version të kufizuar të Chernobilit.