Numri i përditshëm i jetëve të humbura në Mbretërinë e Bashkuar pësoi rënie për të dytën ditë me radhë. 180 vdekje u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total 1,408 numrin e persona që kanë humbur jetën në Britani nga infeksioni i shkaktuar prej Sars-Cov-2.
Zyrtarisht janë regjistruar më shumë se 22,000 raste infektimi, por numri i vërtetë i personave të prekur, ashtu si edhe në vendet e tjera të botës, mbetet mister edhe në Britani. Në këtë vend edhe për shkak të politikës së diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të testuar vetëm pacientët në spital.
Anglia regjistroi 159 vdekje të reja në 24 orët e fundit, ndërsa Uellsi raportoi 14, Irlanda Veriore gjashtë dhe Skocia një.
Kjo shënon herën e parë që rritja ditore e vdekjeve ka rënë për dy ditë radhazi, nga 209 të dielën dhe 260 të shtunën.
Ndërkohë, numri i rasteve të konfirmuara në Britani po rritet, me 2,619 teste të reja pozitive në 24 orët e fundit, një rritje prej 8 përqind nga rritja e përditshme me 2433 raste.
Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab u ndal në mbrëmjen e sotme në Kryeministri, në konferencën e përditshme të koronavirusit të “Downing Street” ndërsa Kryeministri Boris Johnson vazhdon të jetë i izoluar pasi rezultoi pozitiv me virusin.
Në konferencë, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Sër Patrick Vallance tha gjithashtu se numri i njerëzve që po pranohen në spital me koronavirus po rritet në mënyrë të vazhdueshme.
Ai e siguroi publikun se fakti që NHS po merrte 1,000 pacientë shtesë në ditë me shtrime të lidhura me koronavirusin, nuk ishte një përshpejtim dhe se shërbimi shëndetësor po e përballonte.