Pasi takoi presidentin e SHBA Donald Trump, kryeministri Edi Rama ka takuar miliarderin dhe kryebashkiakun e New York prej 12 vitesh Michael Bloomberg.
Ky i fundit e ka ftuar Ramën në Global Business Forum për të folur për barazinë gjinore.
‘Shqipëria me hapat e bëra vitet e fundit drejt barazisë gjinore dhe qeverinë e saj me pjesëmarrje të grave baraz me burrat, çmohet botërisht si një shembull pozitiv progresi’, shkruan Rama.
Statusi në ‘Facebook’:
I ftuar folës për barazinë gjinore, në Global Business Forum nga Michael Bloomberg, miliarderi që drejtoi Nju Jorkun si kryebashkiak për 12 vjet dhe njihet botërisht për financimin e sfidave globale.
Shqipëria me hapat e bëra vitet e fundit drejt barazisë gjinore dhe qeverinë e saj me pjesëmarrje të grave baraz me burrat, çmohet botërisht si një shembull pozitiv progresi.