Aktualitet Shqiptarët kapen duke filmuar pajisjet ushtarake në bazën greke

Shqiptarët kapen duke filmuar pajisjet ushtarake në bazën greke

Dy shqiptarë në Greqi janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke filmuar pajisjet ushtarake në një kamp në malin Egaleo në shtetin fqinj.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, por arrestimi i tyre është bërë publik sot nga shtypi grek.

Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, kishin hyrë në kampin e artilerisë dhe më pas bënë video e foto të pajisjeve ushtarake. Një toger i pikasi dhe urdhëroi ndalimin e tyre. Më pas lajmëruan policinë, që bëri dhe arrestimin e shqiptarëve.

Nga analizimi i pamjeve të tyre, ata kishin filmuar pajisje të ndryshme ushtarake. Fillimisht u aludua për spiunazh nga ana e tyre, por avokati mbrojtës i shqiptarëve tha se ishte thjesht një shëtitje e rastësishme e tyre në një zonë ku nuk ishte vendosur rrethimi për hapësirën ushtarake.