Extra Shqiptarja merr çmim nga Louis Vuitton, urohet dhe nga kryeministri Rama

Shqiptarja merr çmim nga Louis Vuitton, urohet dhe nga kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka uruar me anë të një postimi në Facebook një stiliste shqiptare, e cila ka fituar një çmim prestigjioz nga një prej shtëpive më të mëdha të modës.

Nensi Dojaka është shpallur fituese e çmimit të Louis Vuitton për stilistët e rinj dhe kjo për kryeministrin Rama është krenari.

“Nensi Dojaka fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj. Çfarë talenti! Çfarë krenarie!”, shkruan Rama.