Bota Shtëpia e Bardhë ndalon dr. Fauci të dëshmojë në Kongres për koronavirusin

Shtëpia e Bardhë ndalon dr. Fauci të dëshmojë në Kongres për koronavirusin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se zyrtari kryesor shëndetësor i vendit Anthony Fauci nuk do të dëshmojë javën tjetër përpara një komisioni të Kongresit, i planifikuar për të shqyrtuar përgjigjen e administratës Trump ndaj pandemisë së koronavirusit.

Shtëpia e Bardhë tha se është “kundërproduktive” që individët e përfshirë në punën për t’iu përgjigjur pandemisë të dëshmojnë në Kongres. Dëshmia e Dr Faucit u kërkua nga një nënkomision i Dhomës së Përfaqësuesve për caktimin e fondeve që merret me programet shëndetësore dhe ishte planifikuar për më 6 maj.

Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, është një nga ekspertët kryesorë që po ndihmon Shtëpinë e Bardhë në përgjigjen e saj ndaj koronavirusit.