Kryesore Shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt, avokati: Frikë për sigurinë e tij, të...

Shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt, avokati: Frikë për sigurinë e tij, të transferohet në Tiranë

Vijon saga e shtyrjeve të seancës ndaj Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit, pak ditë para zgjedhjeve të prillit të vitit të kaluar.

Shkak këtë herë është bërë avokati i Emiljano Prengës, i cili nuk ka njoftuar mungesën në seancë.

Ndërkohë, gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 6 dhjetor, në orën 10:00, që përkon edhe me Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar.

Në lidhje me shtyrjen e seancës ka folur edhe Marash Martinaj, avokati i Arbër Paplekajt, i cili iu përgjigj interesit të mediave sa i përket transferimit të çështjes në Tiranë, ndërsa nuk ka kursyer as batutat me ta.

Sipas A2CNN, në shkresën e paraqitur për transferimin e çështjes, është parashtruar argumenti se mungon dhe se nuk ka siguri në ruajtjen fizike të klientit të tij, Arbër Paplekaj.

Sipas kërkesës në fjalë, zona e Gjykatës në Elbasanit është e pasigurt.