“Vonesa në bisedimet e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vetëm sa do të forcojë forcat nacionaliste dhe paqëndrueshmërinë e rajonit ballkanik”, deklaroi sot ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras, në samitin e Brukselit.
Aleksis Cipras gjithashtu theksoi se forcat politike përparimtare duhet të bëjnë presion për një rivlerësim të Traktatit të Dublinit mbi një bazë të drejtë, në mënyrë që Turqia të mund të presë refugjatët sipas Marrëveshjes së Menaxhimit të Krizës së Refugjatëve të vitit 2016 me BE.
Plenkoviç kundër Macron: Rregullat nuk ndryshohen në mes të lojës
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic deklaroi sot në Bruksel se rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës, duke komentuar kërkesat për të ndryshuar metodologjinë e negociatave për anëtarësim në BE përpara se të miratohet fillimi i tyre me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Metodologjia e re e rishikuar e zgjerimit, sugjeruar kryesisht nga Franca, do të bëjë që të mbahet një qëndrim ndryshe ndaj negociatave që po zhvillohen nga Serbia dhe Mali i Zi dhe, ndoshta, edhe për ato që po zhvillohen nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kjo duhet diskutuar, por ndryshimi i rregullave në rrugë e sipër, nuk është gjë e mirë”, tha Plenkoviç para samitit të BE-së.
”Takimi i krerëve të shteteve ose qeverive do të diskutojë një propozim për të caktuar një datë për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është një dukuri e pazakontë, pasi zgjerimi zakonisht trajtohet në nivele më të ulëta, në nivel ambasadorësh ose, ndoshta, ministrash”, shtoi ai.
“Komisioni Europian rekomandoi shumë qartë hapjen e negociatave dhe se është koha e duhur. Ne besojmë se kjo është çështje besueshmërie e të gjithë procesit”, tha Plenkoviç duke përsëritur se Kroacia mbështet hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet/