Aktualitet Shuhen nga Covid-19 dy inxhinierët e njohur të Beratit

Shuhen nga Covid-19 dy inxhinierët e njohur të Beratit

Dy inxhinierë në dy institucione të rëndësishme në qytetin e Beratit kanë humbur sot jetën, si pasojë e virusit të rrezikshëm Covid-19. Inxhinieri i Spitalit Rajonal Berat, Alfred Lulaj, 55 vjeç, dhe inxhinieri i OSHE-së, Armand Spathara, 60 vjeç, e kanë humbur betejën me Covid-19 në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Lulaj dhe Spathara ishin të shtruar prej dy javësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku ishin të intubuar. Mësohet se asnjëri prej dy inxhinierëve që humbën jetën nga Covid-19 nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ata ishin transportuar rreth dy javë më parë nga Spitali i Beratit drejt spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në gjendje të rënduar.

Pas disa ditësh në intubim, gjendje e tyre është përkeqësuar, ata kanë shfaqur komplikacione dhe kanë ndërruar jetë.

Alfred Lulaj kishte 10 vjet që punonte si inxhinier në Spitalin Rajonal Berat, ndërkohë që Armand Spathara mbante mbi supe një karrierë prej më shumë se 20-vitesh në drejtorinë e OSHEE-së Berat, ku punonte si inxhinier në sektorin e dispeçerisë.

Pas vdekjes së tyre, kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miq e kolegë të dy inxhinierëve për familjarët e tyre.