Paratë nuk blejnë dot dashurinë, por sigurisht që blejnë stilistë, kirurgë plastikë, trajnerë personalë dhe specialistë kozmetike.
Në vitin 2007, Kardashianët ishin thjesht një familje e pasur që jetonte në Los Angeles. Por, pas 17 sezonesh të “Keeping Up With the Kardashians” dhe miliona dollarëve më vonë, pamja e jashtme e Kourtney, Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.
Dhe për këtë, meritën e kanë paratë. Operacionet e gjoksit, botoksi, “filler”-at dhe operacionet për të pasmet kanë bërë që motrat e famshme të shndërrojnë krejtësisht mënyrën se si duken.