Incidenti i ndodhur sot me Kreshnik Spahiun nuk është i pari në çadrën e ngritur prej opozitës. Burime për “American Eye” pranë opozitës bëjnë me dije se një tjetër konflikt ka ndodhur brenda çadrës ku janë konfliktuar anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Mësohet se shkak i këtij konflikti mes të rinjve të FRPD-së ka qenë mungesa e organizimit të pjesëmarrësve në protestë.
Nga ky konflikt një person ka mbetur i dëmtuar në kokë dhe është dërguar për mjekim, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar për në komisariat për të dhënë sqarime në lidhje me incidentin e ndodhur brenda vetë organizatorëve të protestës në çadrën e ngritur nga PD.
Ngjarja u mbajt e izoluar për mediat për të mos shpërqendruar vëmendjen nga protesta./“American Eye”