Ky dëshmitar është njeriu që modifikoi furgonin me logon Hetimi Tatimor, tek një servis në afërsi të Metarlugjikut në Elbasan. Ky biznes, është i regjistruar në emrin e Gentian Sharrës, por, pronari e ka lënë me qira të Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës, njëri prej grabitësve.
“Genti e kishte më parë, kohët e fundit ishin disa persona të tjerë…”, tregon një banor në Elbasan.
Aty, gjithçka dukej krejt normale për këtë banor të zones që ka shtëpinë përballë servisit. Eldi Çala, vëllai i Klementit nuk njihej si person me precedent penal.
“Aty punohej si zakonisht”, tregon banori.
Furgoni është modifikuar në pjesën e shasisë dhe pjesën e përparme, duke i salduar pjesë hekur. Sipas dëshmive, edhe pjesa e baterisë është furgonit është ndërruar, sëbashku me logon Volkswagen.
Më pas në një biznes në Tiranë, i cili nuk është zbuluar, mjeti lyhet me ngjyrë të bardhë dhe vishet me adeziv me logot e hetimit tatimor. Kjo e fundit, ishte një strukturë shtetërore e cila ironikisht ishte shkrirë vetëm pak ditë përpara grabitjes.
Lëvizjet e grupit dhe përgatitja e planit realizohet mes Tiranës, Durrësit, Elbasanit, dhe Krujës, qytete që përkojnë me zonat ku banojnë pjesëtarët e grupit.
Kjo vilë, në pronësi të 48-vjeçarit Talo Çela, është vetëm 200 metër larg servisit dhe konsiderohet si një prej bazave të grupit. Top Story ishte i pranishëm në momentin e ndërhyrjes brenda saj nga njësia operacionale e Policisë së Shtetit.
Kontrollet vijuan mbi dy orë, por nuk pati detaje lidhur me provat e siguruara.
Zonja që shihni, në banesën ngjitur është kunata e Klement Çelës. Ajo nuk pranon të japë intervistë por thotë se nuk kanë pasur asnjë dijeni për aktivitetin e kunatit.
Servisi pranë vilës, ishte marrë për një qëllim të caktuar, njësoj si një biznes fason që ishte themeluar një vit më parë po nga vëllai i Klement Çalës, Eldi.
“Para 5 muajsh, Eldi më tha që të shkojmë në dalje të Fushë Krujës të marrim një furgon por nuk shkova pasi i thashë se kam vajzën sëmurë. Pas dy ditësh, unë shkova te rrobaqepësia e Eldit kam parë një furgon”.
Pikërisht brenda rrethimit të këtij biznesi, rrobaqepsia e Eldi Çalës, shihet një furgon tip Shevrolet ngjyrë jeshil me targa të huaja. Mjeti ishte sjellë nga Kosova nga i ndjeri Admir Murataj. Po aty, parkohet një muaj para grabitjes një tjetër furgon tip Mercedes Vito. Bëhej fjalë për furgonin me logot e hetimti
Ne tentuam të kontaktojmë me dikë brenda biznesit, por, aty tashmë nuk ndodhet askush pas grabitjes së ndodhur në 9 Prill në Rinas.
Pronari Eldi Çala është në arrati, njësoj si vëllai Klement Çala, që konsiderohej person i afërt me Admir Muratajn.