Extra Solstici Dimëror, mbahet rituali i përvitshëm në Stonehenge (FOTO)

Solstici Dimëror, mbahet rituali i përvitshëm në Stonehenge (FOTO)

Mijëra persona u mblodhën mëngjesin e së dielës në Stonhenge për të shënuar Solsticin Dimëror, ose siç njihet ndryshe ditën më të shkurtër të vitit.

Turma të mëdha njerëzish, të veshur kryesisht me rroba plot ngjyra, rrethuan monumenti prehistorik dhe përqafuan gurët e mëdhenj në Wiltshire, me rastin e asaj që shpesh lidhet me Rilindjen.

Pavarësisht temperaturave shumë të ulëta, qindra njerëz ishin të pranishëm në monumentin mistik ku kënduan dhe vendosën kurora me lule, duke përkujtuar kështu dhe ritet që shënojnë këtë ditë.

Këtë vit, në shënimin e Solsticit Dimëror, dielli lindi në 08:04 dhe perëndoi në 15:34.