Bota “Space Force”/ Trump: Gati për ushtrinë hapësinore

“Space Force”/ Trump: Gati për ushtrinë hapësinore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka filluar realizimin e planit të tij të një komande ushtarake për në hapësirë, kur të martën urdhëroi Pentagonin për të përgatitur një plan të ligjit për forcat hapësinore ​​si entitet i gjashtë e forcave të armatosura amerikane.

“Ne duhet të jemi gati”, tha Donald Trump, dhe nënshkroi direktivën, duke përshkruar organizimin e këtij entiteti të ri.

“Sepse qeveria ime e sheh krijimin e forcave kozmike si çështje të sigurisë kombëtare”, vuri në dukje Trump, duke shtuar se “udhëheqja amerikane në hapësirë ​​më e rëndësishme se kurrë.”

Detyra e forcave kozmike do të jetë mbrojtja e satelitëve amerikanë në hapësirë ​​nga çdo sulm fizik, si dhe zhvillimin e kapaciteteve sulmuese.

Por procesi është i gjatë dhe varet nga Kongresi nëse do vendosë për një riorganizim të tillë të ushtrisë amerikane. Në periudhën e parë, forca hapësinore do të mbetet në forcën ajrore ushtarake. Forcat hapësinore do të kenë komandën e tyre.