Aktualitet SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

3 vite e 6 muaj burg ka kërkuar Prokuroria e Posaçme për Enkelejda Hoxhën. Ish-gjyqtarja e Krujës akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve. Ndërsa për avokatin Aldo Tabaku, SPAK kërkon 4 vjet burg.

Ata akuzohen për lirimin e disa të dënuarve për krime të rënda kundrejt ryshfeteve.

Sipas prokurorisë avokati Tabaku së bashku me gjyqtaren Hoxha në këmbim të parave bënin të mundur lirimin e të burgosurve. Ndërsa sekretarja Manuela Mallkuci, ndërhynte në hedhjen e shortit, me qëllim që kjo çështje të përfundonte në duart e gjyqtares Hoxha.

Të gjithë këta persona u mbajtën në vëzhgim dhe u përgjuan për muaj të tërë.

Emri i Enkelejda Hoxha është lakuar për lirimin e disa të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokles, Genc Tafilit dhe Hekuran Billës. Ky i fundit u ekzekutua më pas në një atentat në Tiranë.