Aktualitet SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit

SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit

SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të konfiskojë 32 pasuri të biznesmenit Ylli Ndroqi i njohur edhe si Xhemail Pasmaçiu. Sipas llogarive të bëra nga SPAK për të ardhurat dhe shpenzimet, Ndroqi ka rreth 3 milionë euro pasuri të pajustifikuara.

Mes pasurive për të cilat kërkohet sekuestrimi janë apartamente në Tiranë dhe në Durrës, sipërfaqe toke, trualli dhe pyll në Tiranë, 5 automjete luksozë në pronësi të tij dhe bashkëshortes.

Përveç këtyre SPAK kërkon që të sekuestrohen kuota dhe aksione që Ndroqi dhe familjarë kanë në kompani të ndryshme. Të tilla janë 100% e aksioneve që Ndroqi dhe bashkëshortja e tij kanë në shoqërinë “Ora” të televizionit Ora Neës, 30% të aksioneve në televizionin Channel One, por edhe kuota apo aksione në kompanitë Yldon, Interkrinex, Rendon oil, Albania Bay Marinë, PS 31, etj.

SPAK thotë se Ndroqi apo familjarët e tij nuk kanë mundur do të shpjegojnë burimin e këtyre pasurive. Prokuroria e Posaçme e nisi hetimin në korrik të 2020-ës në bazë të ligjit antimafia pas zbulimit se Ndroqi ka qenë i arrestuar në Turqi dhe i hetuar në Itali për trafik droge. Vetë Ndroqi i ka hedhur poshtë akuzat.

Pasuritë e sekuestruara

1. Apartament, 117 m2, lagjja Nr.13, Plazh, Durrës

2. Truall 300 m2, Zbarqe, Tiranë

3. Truall, 600 m2, Zbarqe, Tiranë

4. Njësi shërbimi, Tiranë

5. Arë 67.3 m2, Tiranë

6. Truall 15 m2, Tiranë

7. Truall 300 m2, Zbarqe, Tiranë

8. Truall 2026 m2, Mullet, Tiranë

9. Apartament 52.3 m2, “Qemal Stafa”, Tiranë.

10. Pyll 100.000 m2, Lanabregas, Tiranë

11. Autoveturë Merces-Benz, modeli S600, e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

12. Autoveturë, marka BMË, modeli 760 LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

13. Autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

14. Autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

15. Autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.

16. 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

17. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

18. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL” shpk me NIPT L57716501I.

19. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

20. 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

21. 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

22. 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “PS 31” sh.p.k, me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

23. 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

24. 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi .

25. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “REN-DON” sh.p.k me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

26. 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE” sh.p.k me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

27. Truall me sipërfaqe 8 781 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2 me adresë, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

28. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 150 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

29. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 59 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

30. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 18.3 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

31. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 195.1 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

32. Pasuria e paluajtshme të llojit garazh, me sipërfaqe 29.4 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).