Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video lidhur me padinë e tij sa i takon kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
Publikimi i videos në fjalë, i cili nis me shtrimin e pyetjes “Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese?” vjen fill pas dëshmisë së kreut të shtetit në Prokurorinë e Tiranës për gati 50 minuta.
“Të nderuar qytetarë, ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta në postimin bashkangjitur videos.
Ai që lexon spotin është Neritan Liçaj, një ndër aktorët e Teatrit Kombëtar, ndër më aktivët e Aleancës për Teatrin, kritikues ekstrem i kryeministrit Edi Rama.