Aktualitet Statistikat në Shqipëri: Gratë vdesin më pak nga Covid-19

Statistikat në Shqipëri: Gratë vdesin më pak nga Covid-19

Infektimi nga Covid-19 nuk ka lidhje me gjininë. Por kur vjen puna te vdekshmëria, gjinia luan një rol të rëndësishëm.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë vdekshmëria te gratë është më e ulët në krahasim me burrat. Vdekshmëria është 33% te gratë dhe 67 te meshkujt.

Nga 1936 viktima që janë regjistruar nga covid 19, 1300 janë meshkuj dhe 639 janë femra. Ndërkohë që përhapja e infeksionit sipas të dhënave zyrtare rezulton se është më e përhapur te fermat me rreth 52%.

Për ekspertin dhe mjekun imunolog Genc Sulçebe, përhapja e infeksionit është pothuajse e njëjtë si te femrat dhe te meshkujt.

Shfaqja e komplikacioneve të rënda madje dhe në vdekshmëri, ku meshkujt janë më të prirur të bëjnë komplikacion të rënda nga Covid-19.

Mjeku imunolog Genc Sulçebe sqaroi për Klan News se sistemi imunitar femëror është më rezistent se ai i burrave. Arsye për këtë është hormoni seksual femëror estrogjen, i cili stimulon sistemin imunitar duke vepruar më shpejt dhe masivisht kundër patogjenëve. Testosteroni mashkullor nga ana tjetër pengon mbrojtjen e trupit.

Sistemi imunitar i grave reagon në përgjithësi më shpejt dhe më fort ndaj infeksioneve virale se ai i burrave.

Sipas imunologëve arsye tjetër është se disa gjene, që kanë të bëjnë me imunitetin, për shembull gjenet që janë përgjegjës për zbulimin e patogjenëve, kodohen te kromozomi X”. Meqenëse gratë kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një, janë në avantazh.