Aktualitet Studentët e Ekonomikut bllokojnë hyrjen: Nuk lejojnë hyrjen e administratës

Studentët e Ekonomikut bllokojnë hyrjen: Nuk lejojnë hyrjen e administratës

Ka pasur momente të tensionuara mëngjesin e sotëm në Fakultetin Ekonomik, ku një grup studentësh nuk kanë lejuar hyrjen brenda të administratës.

Siç duket edhe nga fotoja ata kanë bllokuar derën kryesore më tavolina dhe karrige.

Janë rreth 100 studentë që vijojnë ngujimin brenda në fakultetin e Ekonomikut, ndërsa jashtë ambienteve kanë mbetur edhe studentë që kërkojnë të rifillojë mësimi.

Ngujimi dhe bojkoti vijon edhe në fakultetin e Drejtësisë.