Studimi i Forumit Ekonomik Botëror dhe shkollës Oxford Martin: “Nuk ka të bëjë me heqjen plotësisht të biftekëve apo hamburgerëve, alternativat ekzistojnë”
Konsumi i mishit të kuq mund të zvogëlojë me 5% vdekshmërinë e parandalueshme, e cila lidhet me ushqimin në vendet më të pasura, duke zbritur me 2.4% në pjesën tjetër të botës. Kjo sipas studimit të realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror dhe shkolla Oxford Martin. “Nuk bëhet fjalë për braktisjen tërësisht të biftekëve apo hamburgerëve të viçit – nënvizon studimi. – Industritë që përpunojnë mishin e viçit dhe prodhimet e qumështit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zinxhirin e furnizimit dhe për mbarështimin e kafshëve. Vlerësohet se ato ofrojnë punë dhe mjete jetese për miliarda njerëz në botë”.
Dhe akoma: “Sfidë është ndërhyrja mbi shtimin e konsumit të mishit të kuq, i cili është duke u rritur në fakt pa nevojën reale ndaj kujt i përgjigjet, dhe kjo nuk është e mirë për shëndetin dhe mjedisin“.
Alternativat e mishit të kuq, sipas ekspertëve, ekzistojnë. Dhe kjo sfidë do të jetë një nga temat në qendër të Forumit Ekonomik Botëror, i planifikuar mes datave 22 dhe 25 janar në Davos. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, “mishi i derrit dhe pulat janë burime të shkëlqyera alternative të proteinave, të cilat prodhojnë më pak emetime të gazrave serrë në mjedis, por që do të reduktonin vdekshmërinë vetëm me 0.5-1%. Frutat me lëkurë, insektet dhe soja mund të zvogëlojë vdekjen mes 1% dhe 2.5%” – thekson studimi.
Alternativat më të mira për shëndetin në tryezë janë fasulet, bizelet dhe mikoproteinat (ushqyes që derivojnë nga kërpudhat), të cilat mund të reduktojnë vdekshmërinë e sëmundjeve të parashikueshme me 5-7%. Kjo për shkak se ato kanë një përmbajtje të lartë të fibrave, si dhe shumë proteina: “në këtë mënyrë ato sigurojnë ushqimin e nevojshëm për trupin dhe kompensojnë disa regjime dietike në të cilat ky lloj ushqimi është i pakët“.
Objektivi i Forumit Ekonomik Botëror është të tregojë se është mundësia të prodhohet ushqim i mjaftueshëm për dhjetë miliardë njerëz në mbarë botën dhe të përmirësohet shëndeti edhe pa eliminimin total të mishit, por vetëm nëse përdorim produkte inovative dhe të balancuara.