Politika Studimi: Pakënaqësia me demokracinë në nivele rekord

Studimi: Pakënaqësia me demokracinë në nivele rekord

Pakënaqësia me demokracinë në vendet e zhvilluara ka arritur nivele rekord në 25 vitet e fundit. Këtë e konstaton një studim i Universitetit të Kembrixhit, i bazuar në rreth 4 milionë persona të anketuar.

Shqipëria është në të njëjtin nivel me të gjitha shtetet e rajonit përveç Kosovës. Në vendin tonë qasja ndaj demokracisë varion nga 20 deri në 50%. Ndërsa mbi 60% e kosovarëve janë të kënaqur me demokracinë e tyre.

Shtete si Britania e Madhe por edhe Amerika renditen në të njëjtin nivel me Shqipërinë, sa i përket indeksit të pakënaqësisë me demokracinë.