Kryesore Studimi: “Turist shqiptar” në Greqi nuk është më anekdodë

Studimi: “Turist shqiptar” në Greqi nuk është më anekdodë

Shakaja e viteve 1990 me emigrantët shqiptarë që në Greqi asokohe perifrazoheshin si “turistë” për ironi të fatit është kthyer në një të dhënë reale dhe kontribuese për sektorin e turizmit.

Një studim nga Instituti i Kërkimeve të Shoqatës së Biznesit Grek të Turizmit, bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë për vizitorët e huaj në vitin 2018, i rendit shqiptarët në vendin e 10 në listën e vizitorëve të Greqisë, duke tejkaluar serbët dhe turqit që kanë rënë në krahasim me 2017-ën.

Për herë të parë mbi 1 milion turistë shqiptarë

Konkretisht rankimi i shqiptarëve për vitin 2018 thyeu rekordin e 1 121472  vizitorëve, me një rritje + 19%.  Nëse dikush shikon hartën, shqiptarët dominojnë në 3 nga 13 rajone. Konkretisht, ata janë të parët në Maqedoninë Perëndimore, Epir dhe Greqinë Perëndimore. Evangelia Lambrou, Studiuese dhe Statisticiene thotë se kjo përparësi lidhet edhe me  dy portet qendrore (Patra – Greqia Perëndimore dhe Igoumenitsa – Ipoumenitsa) që janë edhe një pikë trazsiti me Italinë.

Sidomos në Maqedoninë Perëndimore, kontributi i shqiptarëve është veçanërisht i rëndësishëm. Nga 349 mijë vizita, më shumë se gjysma 193 mijë vijnë nga Shqipëria, e ndjekur nga Bullgaria  me 64 mijë dhe Gjermania 38  mijë. Po ashtu shqiptarët janë të parët edhe në Rajonin e Epirit me 231 mijë vizita të ndjekur nga gjermanët me 83  mijë dhe dhe italianët me 63 mijë. Sa i përket Greqisë Perëndimore nga 699 mijë vizitorë, 93 mijë ishin nga Shqipëria, 71 mijë nga Gjermania dhe 44 mijë nga Franca

Përkundër ditëve të kufizuara të qëndrimit, kostot e tyre janë në shumë raste më të larta se në vendet e tjera. Në Maqedoninë Perëndimore, të ardhurat nga shqiptarët janë në 10 milion €, si dhe nga gjermanët dhe bullgarët, ndërsa në Greqinë Perëndimore ato janë  29 milion €, pasuar nga gjermanët me 26 milion € dhe britanikët me 14 milion €).  Në rajonin e Epirit ata janë në vendin e dytë me 40 milion euro pas gjermanëve  me 52 milion euro) por përpara italianëve  që shpenzojnë rreth 19 milion euro.