Politika Sulmet e opozitës ndaj shefes së ONM, reagon ashpër Brukseli: Reforma në...

Sulmet e opozitës ndaj shefes së ONM, reagon ashpër Brukseli: Reforma në drejtësi nuk ndalet nga presionet

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka reaguar ashpër pas disa sulmeve të ndërmarra në ditët e fundit në media nga segmente të opozitës ndaj drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Calvera Ruiz, e cila gjithashtu drejton dhe misionin e ONM në Tiranë.

Varhelyi deklaroi se stafi i tij në Tiranë ka mbështetjen e plotë dhe se reforma në drejtësi nuk do të ndalet në Shqipëri, pavarësisht presioneve.

Akuzat e fundit të pabaza në media dhe rrjetet sociale janë plotësisht të pabaza. Kam besim të plotë te stafi im dhe mbështes drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Calavera Ruiz dhe ambasadorin e BE, Soreca.

Më lejoni gjithashtu të theksoj: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqtarëve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të ndryshojë apo ngadalësohet pavarësisht presioneve”, shkruan komisioneri.